Organizata “FETO” e klerikut Gylen, e shpallur si terroriste nga Ankaraja zyrtare, ka marre një tjetër goditje. Policia ka bastisur Pallatin e Drejtësisë në Stamboll, duke arrestuar 173 persona, mes të cilëve gjyqtarë dhe punonjës administrative në këtë institucion. Forcat e rendit kanë sekuestruar edhe kompjuterët e tyre.
Ata dyshohet se kanë qenë në dijeni të tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik dhe kanë bashkëpunuar me ta. Këto arrestime janë në vazhdën e ndalimeve të 35 mijë ushtarëve, prokurorëve, gjyqtarëve, punonjësve të policisë e arsimtarëve, 17 mije prej të cilëve janë arrestuar. Ndërkohe, autoritetet turke kanë kërkuar dhe nga aleatët e tyre amerikanë ekstradimin e klerikut Gylen, pasi e akuzojnë këtë të fundit si orkestruesin e kryengritjes. Ankaraja ka përpiluar dhe një raport rezultat i një hetim mbi 7-mujor. Nga grushti i shtetit në Turqi kanë humbur jetën 240 persona dhe janë lënduar qindra të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *