Arrestimi Jembellit, Lleshaj: Forcës së Ligjit askush nuk mund t’i shmanget

Pas arrestimit të porositësit të vrasjes së ish-komisarit Artan Cukut, Bledar Jembellit, ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në një postim në “Twitter”, minsitri Lleshaj ka bërë me dije se Forcës së Ligjit nuk mund t’I shmanget askush.
“Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush”
Ministri ka njoftuar gjithashtu se Policia e Shtetit do ta intesifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë personat që kanë shkelur ligjin.
“Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri”
1/1 Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush 🇦🇱👮♂
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) December 31, 2018
1/2 Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri🇦🇱🇪🇺🇺🇸
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) December 31, 2018




