Subscribe

 Një tjetër person i rrëzikshëm, pjesë e bandave kriminale që donte të vriste ish-deputetin e PS Arben Ndoka, është arrestuar nga policia e Tiranës.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Në pranga ka rënë Xhelal Rraja, një nga anëtarët e bandës së Niklës, njëkohësisht vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

 

Xhelal Rraja është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes Revanshi.  

 

Në dosje thuhet se pjesë e planit për të ekzekutuar Arben Ndokën ishte edhe Xhelal Rraja.  Ndoka do të vritej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e një gjyqtari në Tiranë. Ish-deputeti socialist fatmirësisht i shpëtoi atentatit pasi nuk shkoi për ngushëllim.

 

Sipas dosjes së SPAK Rraja ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit dhe Endrit Dokles që tentuan në disa plane të ndryshme të ekzekutonin Ndokën.

 

Po sipas dosjes Revanshi, Arben Ndoka nga ana tjetër kishte tentuar disa herë që të vriste Durim Bamin, pasi kishte dyshime se ky i fundit ishte përfshirë në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka.

 

Për këtë plan, ai ishte lidhur me Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal të Avdylajve, plan i cili gjithashtu dështoi.

Duke ndjerë kërcënimin, Bami thuri aleancë me Endrin Doklen dhe Rrajat për të vrarë Arben Ndokën.

 

Sipas SPAK, Endrit Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacionin për

lëvizjet e ish deputetit Ndoka, Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, ndërsa Marklen Haka kishte marrë përsipër të gjente vrasësit me pagesë.

 

Operacioni Revanshi goditi në total 7 grupe kriminale, ndërsa u lëshuan 50 urdhra arresti për personazhe të njohur të botës së krimit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *