Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rubrikën e tij të “Sy më sy” në rrjetet sociale. Rama tha se mbështetja e tyre për drejtësinë do të viojë njësoj, por nuk do t’i kursjë më as opinionet kritike që sot, sipas tij janë të domosdoshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.
Rama: Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i Partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre u përndezën nga era e mishit me gjak dhe kanë vënë shishe këtu poshtë që të vijnë të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani dhe hajde të hidhemi te kryeministria. Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla cerek milion zgjedhës tre herë është një ngjarje tejet e madhe të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjeccare nuk kam koment. Unë nuk do t’i mbaj për vete opinionet e mia. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj dhe sot opinioni im është ky. Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar të gjithë besimin e mundshëm dhe mbështetjja jonë do të vazhdojë njësoj. Por nuk ka pse të mos i shprehim dhe opinionet kritike që sot janë të domosdoshme.
Por nuk ka pse të mos i shprehim dhe opinionet kritike që sot janë të domosdoshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur. U bënë 5 vjet që flasim të tërë, për këdo që bën atë kalimin para kamerave (te SPAK), ne forca që qeveri s vendin heshim. Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e reja të drejtsisë, deri këtu. Institucionet e reja të drejtësisë sot përballen me sulme barbare, denigruese të asaj pjese të opinionit të udhehqur nga bufi stërplak i kënetës. Poizioni i politikës konstruktive është bosh. Me shumë gjasë besoj në dritën e zhvillimi të fundit heshjta jonë është keqkuptuar jo vetëm nga armiqtë dhe komentatorët që na duan të vdekur dhe çdo mbremj dalin me thikë në dorë në kërkim të presë, por është keqkuptuar dhe nga disa konsumatorë.
Kreu i qeverisë tha se pritet një drejtësi gjithnjë e më evropiane dhe tha se Shqipëria ka vite që lufton korrupsionin.
Rama: Në Shqipëri ka disa vite një luftë kundër korrupsionit, ga ana e qeverisë me reformat e veta modernizuese, transformimin e shërbimeve, nga ato të korruptuara në shërbime të modernizuara. Ndarja me komunitetin dhe njëkohësisht me publikun e opinioneve kritike është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë ne në këtë fazë, që të mos lejojmë që në emër të qëllimit tonë madhor të pavarësisë të drejtësisë, individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës së prokurorit apo gjykatësit duke shkelur kufjtë ndarës mes pushteteve, siç është rasti tejet flagrant i marrjes peng të projektit për portin turistik të Sarandës. Është program i qeverisë, jemi votuar duke u zotuar që do t’i bëjëmë Shqipërisë porte të reja turistike sepse Shqipëria është e vetmja zonë, një vrimë e zezë në gjithë Mesdheun sepse nuk ka pasur infrastrukturë dhe një nga pikat është porti turistik në Sarandë, aty ku ndodhet në pseudo bazë ushtarake. Një marrëveshje e bërë me të drejtën e vet që ka qeveria e Republikës së Shqiëprisë…me arsyet e mos arsyet e një prokurori që thotë jo. Ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Ne jemi votuar, kemi marrë mandat nga populli për të ushtruar pushtetin ekzekutiv. Ata kanë mandat nga kushtetua dhe ligji për të ushtruar kontrollin mbi pushtetin ekzekutiv, jo duke iu mbivendosur institucioneve të tjera./vizionplus.tv