Policia franceze ka zbuluar detaje te planit terrorist qe kishin marre përsipër te kryenin tre gratë e arrestuara. Nje dite pas prangosjes mediat publikuan te tjera detaje rreth ngjarjes. Ines Madani, 19 vjeç ishte betuar per besnikëri ndaj Shtetit Islamik dhe ishte gati te kryente atentat ne nje stacion hekurudhor ne kryeqytetin francez. Burime pranë grupit hetimor bene te ditur se njera nga tre grate ishte ajo qe kishte lene pranë katedrales se Notre Damit, nje vend i preferuar nga turistet, nje automjet ku u gjeten 6 bombola gazi, por pa detonator. Ato synonin te hakmerreshin per vrasjen pak dite me pare te zedhenesit te ISIS, Al Adnani. Mesohet se 19-vjeçarja franceze eshte e bija e pronarit te automjetit dhe ishte ajo qe beri rezistence ne momentin e arrestimit, duke plagosur me thike nje polic. Me pas ajo u plagos nga policet e tjere dhe u transportua ne spital. Dy grate e tjera te arrestuara jane 23 dhe 39 vjeç. Njëra prej tyre rezulton te ketë pasur kontakte me bashkëshorten e Amedy Coulibaly, personi qe kreu sulmin terrorist ne nje supermarket hebre ne France vitin e kaluar. Qe prej masakrës se 13 nëntorit te 2015-es, Franca ndodhet ne gjendje te jashtëzakonshme dhe policia ka kryer disa operacione per arrestimin e personave te dyshuar per terrorizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *