E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arrestimi i pedagogut, Balla: Eshtë pjesë e strukturave të PD

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla  është shprehur se pedagogu i arrestuar në Tiranë për llogari të Italisë, shtet që e ka dënuar me 4 vite burg për trafik droge, është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike.

 

Përmes një video të publikuar në Facebook, sipas Balles,  shikohen imazhe të 47-vjeçarit të arrestuar me iniciale D.SH, në ‘çadrën e PD’, kohë kur opozita protestonte para Kryeministrisë.

Video qe eshte fshire me vone nga vete zyrtari i larte i PS.

Reklamë

 

Ndër të tjera Balla, kërkon nga kreu i opozitës, Lulëzim Basha përjashtimin e 47- vjeçarit nga strukturat drejtuese të PD.

 

 

“Mirëmëngjes Lulezim! Je zgjuar?

Kur hidheshin themelet e Republikës së Re? në çadrën e “lirisë” në krahun tënd gjendej shpesh Dritan Shoraj, një person në kërkim ndërkombëtar. Me Dritan Shoraj në krahë mbajte bllokuar vettingun për disa muaj, madje sulmoje dhe partnerët e Shqipërisë. Sikur të thashë dje, njofto përjashtimin e “profesorit” nga strukturat drejtuese të PD. Kaq. Sa pa dalë edhe të dhëna të tjera që të kompromentojnë ty direkt?✌️Mirëmëngjes Lulezim! Je zgjuar?”

Kur hidheshin themelet e Republikës së Re? në çadrën e “lirisë” në krahun tënd gjendej shpesh Dritan Shoraj, një person në kërkim ndërkombëtar. Me Dritan Shoraj në krahë mbajte bllokuar vettingun për disa muaj, madje sulmoje dhe partnerët e Shqipërisë. Sikur të thashë dje, njofto përjashtimin e “profesorit” nga strukturat drejtuese të PD. Kaq. Sa pa dalë edhe të dhëna të tjera që të kompromentojnë ty direkt?✌️

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/286335808882382/

Vazhdo të lexosh

Reklamë