Kuvendi i Kosovës po mban nje seance te jashtëzakonshme per te diskutuar mbi arrestimin e drejtorit te policisë se Mitrovicës, Nehat Thaci. Ai u ndalua ne 29 shtator nga autoritetet serbe ne piken e kalimit kufitar te Konculit me akuzën e terrorizmit per përfshirje ne Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe gjykata e Nishit vendosi ndaj tij masën e paraburgimit 30 ditor. Kryeministri Isa Mustafa e cilësoi politik dhe te papranueshëm arrestimin e Thaçit.

Isa Mustafa: Ky është akt politik. Ne i kemi kërkuar Serbisë përmes Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Jashtme dhe faktorëve ndërkombëtar, kthimin e Thaçit në Kosovë. Është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar që t’iu bëjë presion Serbisë për lirimin e Thaçit. Kushtëzimi i lirimit te Thaçit me dialogun nuk është ne interesin e Kosovës.

Edhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj tha se i është dërguar note verbale Serbisë, Brukselit, pasi arrestimi është i paligjshëm dhe provokim i Serbisë. Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi deklaroi se arrestimi i Thaçit tregon se dialogu me Serbinë nuk duhet te vazhdoje. Nje qëndrim te ashpër mbajti edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërkoi qe Kosova te përgjigjet me te njëjtën mënyre, duke arrestuar shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *