Subscribe

Një ditë pas arrestimit të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, teksa zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka qenë duke prezantuar vendimet, është pyetur nga gazetarët edhe për arrestimin e Kokës.

 

I pyetur nëse mban qeveria përgjegjësi për faktin se, sipas hetimeve të SPAK, ish-ministri Lefter Koka kishte përfituar shuma të mëdha nga inceneratorët, përmes abuzimeve, numri dy i qeverisë është shprehur shkurtër se “Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as kolektive, as partiake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *