Këshilli Bashkiak Bulqizë zgjodhi Gëzim Xhafën si pasues i Lefter Allës deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri me 14 Maj.

Këshilli bashkiak i Bulqizës është mbledhur këtë të premte për të zgjedhur nga radhët e tij duke zbatuar pikën 6 të nenit 61 të ligjit 139/2015 për vetëqeverisjen vendore, kryetarin që do të drejtojë Bashkinë Bulqizë deri në betimin e kryebashkiakut të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 14 Majit.

Këshilltarët kanë propozuar kryetarin e tyre, Gëzim Xhafa për zëvendësues të Lefter Allës. Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i këshillit, Gëzim Xhafa ishte i vetmi kandidat që hyri në garë, duke marrë 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm, 4 kundër e 1 e pavlefshme.

 

Pas vendimit të marrë nga  këshilli bashkiak, Xhafa do të nisë detyrën pas konfirmimit të vendimit nga Prefekti i Qarkut Dibër.

 

Ndërkohë brenda 20 ditëve Këshilli i Bashkisë Bulqizë do të duhet të zgjedhë prap nga radhët e veta, kryetarin e këshillit deri në kostituimin e këshillit të ri që del po nga zgjedhjet e 14 Majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *