E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arrestimi i kryetarit të bashkisë, Daci: Me akuzat që ka Veliaj, askush s’do ishte i lirë

“Erion Veliaj, nata e parë në qeli” është tema e kësaj të marte në Quo Vadis, Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Vetëm një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Reklamë

Juristi Jordan Daci tha se me ato akuza që ka Veliaj, asnjë shqiptar tjetër nuk do të lihej i lirë.

Daci: Ajo që ngrihet me të madhe këto ditë ka të bëjë me politikën penale që ndiqet në Shqipëri. Me ato akuza që ka Veliaj, ndoshta është rasti i vetëm me aq akuza, ku asnjë shqiptar tjetër nuk do të lihej i lirë. Madje, as nuk do të dilnin kurrë nga burgu deri sa të gjykoheshin.

Ne kemi standardin që i fusim në burg dhe pastaj gjejmë provat, ndërkohë që bota fillon hetimin, gjen provat dhe pastaj hyn në burg. Çfarë gjyqe bëjmë në apel? Ne i bëjmë me një gjyqtar. Duke rritur shkallët dhe numrin e gjyqtarëve, ulet gabimi i gjykimit ndaj njerëzve. Fakti që s’kemi gjyqtar nuk do të thotë të ulim standardin.

Ne jemi i vetmi vend që i ndryshojmë kodet pa pasur asnjë studim. Gjithë Ballkani është mbi 50% më mirë se Shqipëria sot për personat nën hetim. Procesi penal është pothuajse i pashpresë për një person që është në hetim apo i pandehur. Jo vetëm Veliaj, por kushdo që përballet me këtë hetim ka vetëm 2.25% shanse për të qenë i pafajshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë