Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi sot në një konferencë për mediat arrestimin e Jorgo Goros, kryetar në detyrë i Bashkisë së Himarës. Meta tha se arrestimi i Goros është komanduar nga kryeministri Edi Rama.

Meta tha se Edi Rama përdor për llogari okulte persona të tjerë, teksa i degdis ata në fund prapa hekurave.

Lexo edhe :

Related Posts

Ilir Meta: Nuk shohim asnjë gjë që të na impresionojë, përpos se një seri të re të drejtësisë me regji, që komandohet nga kreu i Ramaformës, Edi Rama. Këto probleme opozita i ka thënë prej kohësh. Arrestimi nuk zbut padrejtësinë në rastin Belerit. Rama pasi i përdor dhe i shtyp mirë për llogari okulte, bazuar mbi paligjshmëri dhe tjetërsimin e pronave të qytetarëve, pastaj kujton se me këto arrestime do të shkarkojë një përgjegjësi të tij, kur dihet se përgjegjës për aktet është vetëm një, kreu i Rilindjes. Shteti ligjor është zhbërë, sepse Rama ka kapur gjykatat, prokurorinë, policinë e çdo gjë, rasti Beleri e demonstron këtë gjë, këtë mendim e kam shprehur në mediat greke dhe ato të huaja.

Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

Sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin i cili mbante detyrën e Drejtorit të Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas ligjit , kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të shtetasit Stavri Mehilli.

Po ashtu, SPAK e akuzon Jorgo Goron se në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, dokumentacionin e një prone bujqësore prej 5080 m2, e ka kthyer pronë shtet, ku më pas janë kryer transaksione.

Nën hetim nga SPAK janë edhe Bilbil Aliaj, ish-kreun e Kadastrës Vlorë,Vezir Gjikoka ish-jurist dhe Jerasimo Bashi ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *