Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe për akuzat e ngritura ndaj tij nga opozita.

 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama deklaron se gjërat për të cilat akuzohet ish-zyrtari i FBI-së nuk kanë lidhje me të.

 

Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!

 

Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.

 

Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, shkruan kreu i qeverisë.

One thought on “Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ Rama: S’ka lidhje me mua, po më bëhet gjyqi politik

  1. Ja i fundi cdo pislliku,si ka thene populli vjen koha e cdo gje shkon ne vendin e vete,kushe mendon ndryshe mashtron veten.Dy mostrat ai i vicidolit e monstra e cepanit,se bashku me k/hajdutin menduan se vetem kta dine te vjedhin,te rrejne mashtrojne e te bejne krime te ndryshme e kurre nuke do zbulohen.Zollumi te ecen,e ecen pore nji dite jo shume te larget ai te munde,e te zene frymen.te con atje ku ti i sherbeve vete me mendjen e lehte te nji komunisti e spiuni,ju jeni ndytsira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *