Subscribe

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal të arrestuar tashmë në Shtetet e Bashkuara. Pas mbledhjes me drejtuesit politikë në qarqe, shefi i qeverisë pranoi para mediave se është takuar me te por shtoi se nuk ka asnjë provë që mund të lidhë këtë takim me hetimin që po kryhet në SHBA.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Kam takuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe çdo zyrtar të lartë të FBI-së do e takoja përsëri sa herë të më jepej mundësia. Jetojmë në një zonë të botë ku njerëzit merren kë takove, kujt i fole. Ndërkohë gjithë kjo është një absurd. Në akt padinë konkluzioneve të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveç fakteve u takuat atje apo aty.”

 

Sipas Ramës, kjo çështje po përdoret nga opozita për interesat e saj politike, për të hequr vëmendjen nga rihetimi i 21 Janarit.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Janë nxjerrë përfundime dhe s’ka asnjë lidhje me këto që thoni ju. Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë. Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton. Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepjsen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie dhe më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve.”

 

Per kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për të ngritur një komision hetimor parlamentar për të zbardhur rolin e tij në çështjen Mçonigal, Edi Rama dha këtë përgjigje:

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane, ca do hetohet këtu, fantazia e shfrenuar e një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe publikun. Kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë. Ka një drejtësi në Amerikë dhe ka gjykata në Amerikë, nëse thonë si gjykata në Amerikë mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e foltores, kjo është zgjedhja juaj.”

 

Ish-drejtori i kundër zbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, i cili mes të tjerash akuzohet se nuk ka raportuar udhëtimet falas në Tiranë si edhe takimet me Kryeministrin e Shqipërisë, u arrestua të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *