Subscribe

Kryeminsitri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Belerit.

 

Ai thekson se Greqia nuk do të lejojë cënimin e mbrojtjes së pakicës greke në Shqipëri, ndërsa e ka cilësuar si ngjarjen si të pakëndshme.

 

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himarë dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri. Dua, këtu nga Lesbos, t’i dërgoj një mesazh Shqipërisë mike. Kthim pas për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, Greqia nuk do të pranojë”, shtoi z. Mitsotakis.

 

Ai thekson se integrimi i Shqipërisë në BE nuk mundësohet pa zgjedhje të lira, ndaj bën thirrje që kandidati Fredi Beleri të lirohet dhe të marrë pjesë në zgjedhje.

 

“Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, vuri në dukje kryeministri grek.

 

Më herët, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama, raportojnë mediat helenase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *