Kryeministri Rama mbledh sot në mesdite të gjithë kryetarët e bashkive që drejtohen nga socialistët.

Takimi i Ramës do të zhvillohet në mesditë në kryeministri. Në fokus të bisedes do të jetë sezoni turistik, bashkëpunimi I institucioneve lokale me policine për shmangien e problematikave dhe incidenteve përgjatë sezonit dhe kujdesi I bashkive për të mos lejuar ndërtimet pa leje.

Mbledhja e Ramës me krerët e Bashkive vjen pak ditë pas arrestimit të bujshëm të kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushë bashkë me disa zyrtare të tjerë të institucionit me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për një tender të një kanali ujitës.

Kreu I qeverisë, vendosi të shkarkojë Fatos Tushën nga detyra e kryebashkiakut të Lushnjes pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor.

Kuriozitet më së shumti për këtë takim, ka fakti nëse do të jetë apo jo në mbledhje edhe kryebashkiaku I Vlorës Dritan Leli, I cili tashmë është përjashtuar nga Partia Socialiste pas prishjes së marrëdhenieve me kryeministrin Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *