E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arrestimi i Fatos Tushes/ LSI: Çdo gjë është pasqyrë e Edi Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi përmes Endrit Braimllarit për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Braimllari deklaroi kjo qeveri karakterizohet nga prokurorime fiktive, ligje klienteliste PPP dhe abuzime me fondet publike.

 

Reklamë

Sipas tij, çdo gjë është pasqyrë e kryeministrit Edi Rama.

 

“Pushteti i kalbur i Rilindjes faktohet çdo ditë me abuzime marramendëse me fondet publike.Në çdo raport ndërkombëtar del qartë si qeveria më e korruptuar. Pushteti monist i rilindjes nuk njeh konkurrencë në prokurimet publike si ato të (Fatos Tushes). Prokurime fiktive me mungesë të barazisë në garë, të paracaktuara për klientët e pushtetit monist në kurriz të qytetarëve. Çdo administrim pushteti i Rilindjes është pasqyra e Edi Ramës. Qeveria kalon në parlamentin monist ligje klienteliste PPP, shkel hapur dhe pa asnjë përgjegjësi Kushtetutën. Ministritë, Drejtoritë e Përgjithshme menaxhojnë fondet publike me tendera fiktive, Bashkitë bëjnë të njëjtën gjë. Pra shumë e qartë kemi të bëjmë me një pushtet abuzues dhe të korruptuar, çdo gjë është pasqyrë e atij që e drejton, e Edi Ramës.”

 

Tushe u arrestua nga Policiapasi SPAK lëshoi urdhër-arreste për të dhe 10 persona të tjerë, nën akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë