“Hetim dhe arrest”, kjo ka qenë tema e diskutimit në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të mërkurë.

Që në nisje të emisionit moderatorja Borakaj vuri theksin e arrestimit të shefit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i akuzuar për vjedhje të sistemit TIMS.

Duke qenë se në Kuvendin e Shqipërisë ka dhe një komision për TIMS-in, Borakaj pyeti deputetin e PD, Lefter Gështenja, se a kanë lidhje me njëra-tjetrën, hetimi në komision dhe arrestimi.

Gështenja tha se arrestimi i Muçës është vetëm hapi i parë i këtij komisioni.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Një ditë më parë është arrestuar shefi i IT në Policinë e Shtetit. Shikoni një lidhje mes këtij arrestimi dhe punës së komisionit.

Gështenja: Është produkti i parë i këtij komisioni. Është një nga personat kyç. Është një nga emrat e parë të përfshirë nga komisioni hetimor.

Borakaj: Mund të vazhdojë punë edhe komisioni?

Gështenja: Absolutisht po, e njëjta gjë ndodhi edhe me inceneratorët. Edhe pse ishte një çështje që ndiqej nga SPAK, paralelisht me drejtësinë kemi kryer një punë. Ku depozituam faktet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *