Nga Berati ku mbaji ku mbajti me qytetarët turin e falenderimeve, kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Rama tha se për herë të parë në historisë e Shqipërisë po goditen njerëz me pushtet, ndërsa shtoi se normalisht nuk i vjen mirë kur njerëz që dje ishin krah tij sot janë në krah të gjyqtarit.
“Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit.
Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetin për të bërë gjëra që nuk duhet.
Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim” tha Rama.
Pasditen e sotme SPAK ka lëshuar 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, mes tyre edhe ish-kryetari Vangjush Dako.