Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko.

 

Në reagimin e saj ministrja thekson se shkarkimin e Çukos e ka propozuar tek Kryeministri Rama më 3.09.2018.

 

“E përshëndes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre. Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *