Arrestimi i bashkëpunëtoreve të Tires/ Rama: Lajm shumë i mirë
Kryeministri Edi Rama e konsideroi një lajm shumë të mirë arrestimin e katër bashkëpunëtoreve të sanitares Tire Alldervishi.
Në një konferencë me gazetarët, Rama deklaroi se ky është një mesazh i qartë për këdo që tenton të abuzojë me pacientët apo familjarët e tyre duke u zhvatur para.
“Është një lajm shumë i mirë sepse është një mesazh shumë i qartë për qytetarët, që nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në çdo drejtim që ata e shohin të arsyeshme. Për këtë rast kaq skandaloz dhe kaq domethënës, është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha, që për fat të mirë është një pakicë e vogël, por është një pakicë e mjaftueshme për të ndotur pastërtinë e bluzave të bardha.”




