Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Tiranë për vënien në pranga në kohë rekord vrasësin e dyfishtë, Hamza Muskurti.

 

Çuçi ka shprehur vendosmëri për goditjen e krimit dhe krijimin e sigurisë për shoqërinë.

 

 

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë.”– shkruan Çuçi.

 

 

Hamza Muskurti vrau me armë zjarri, brenda biznesit të tyre, vëllanë Dritan Muskurti dhe bashkëshorten e tij Nora Muskurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *