E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Arrestimi i 27-vjeçarit me tritol

Policia ka publikuar momentet e arrestimit të 27-vjeçarit Ndue Bushati nga Mamurrasi, të cilit iu gjetën 11 kallëpe tritoli. Ai u prangos në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Valiasit” teksa ishte duke udhëtuar në këmbë në drejtim të Kamzës. Sipas uniformave blu lëvizjet ishin të dyshimta ndaj dhe iu bë kontroll. Në një qese që mbante në dorë iu gjet sasia e eksplozivit. Bushati tha për hetuesit se tritolin ia kishte dhënë një 24-vjeçar nga Laci për ti dërguar në Tiranë. Ndonëse hetimet janë përqendruar te destinacioni i lendes shpërthyese asnjëri prej të arrestuarve nuk ka treguar se perse do te përdorej ajo. Deri më tani policia ka mësuar se tritoli ishte marrë në zonën e Fushë Krujës.

Më shumë video

Reklamë