Përgjegjësia për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe jo vetëm në Ministrinë e Shëndetësisë është përgjegjësi individuale dhe jo institucionale. Ky është qëndrimi që ka mbajtur në foltorene e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për arrestimet me urdhër të SPAK në institucionin që ajo drejton.

 

Joana Duro, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë, nën akuzë për korrupsion, sipas Manastirliut duhet të përballet me ligjin, ndërsa institucioni distancohet nga ky rast.

 

“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht. Është qëndrimi që kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithmonë për rast të shkeljes së ligjit, do rast të abuzimit me detyrën, do rast të shpërdorimit të saj dhe besimit të dhënë! Cilido që shkel mbi këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji”, shton ajo duke theksuar se organet e drejtësisë duhet të hetojnë rastin deri në fund dhe të përfshirët të përballen me pasojat e ligjit.

 

Ministrja e Shëndetësisë thekson se raste të tilla nuk mund të baltosin punën e kujtdo që i shërben detyrës në këtë institucion. Manastirliu nënvizon se të tilla raste janë dhe fryt i drejtësisë së pavarur që vërteton se të gjithë janë të barabartë para ligjit falë reformës në drejtësi.

 

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi kërkoi dorëheqjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *