Subscribe

Kryeministri Rama ka falenderuar kreun e SPAK, Arben Kraja për arrestimet e zyrtarëve të Partisë Socialiste.

 

Përpos kritikave për hetimet e munguara ndaj çështjeve të tjera, kryeministri ka falenderuar Arben Krajën për punën e bërë ndaj krimit të organizuar.

 

“Kam respekt! Arrestimet brenda PS janë meritë e Arben Krajës . SPAK ka bërë punë fantastike për sa i përket krimit të organizuar. Ështe meritë e tij që dyert tona, të Shqipërisë në Hollandë janë hapur.”– tha Rama.

Më tej Rama u rikthye sërish tek çështja e ish-kryeministrit Berisha duke deklaruar se SPAK nuk ka nevojë për kallzim nga qeveria për akuza që lidhen me Berishën pasi faktet janë aty sipas tij.

“Çfarë kallzimi do nga unë Arben Kraja? Për cfarë? Aq më tepër nga ne, një parti politike në pushtet. A ka një akkuzë që është më e rëndë se akuza e cdo gjykate si ajo nga SHBA?” – u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *