E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestime për testet e COVID në Durrës

Pesë shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, nga finalizimi i operacionit “Laboratori”. Këta shtetas pajisnin udhëtarët me teste të shpejta false në një kohë të shkurtër.

 

Nga hetimet e kryera rezultoi se 483 shtetas që do të udhëtonin drejt Italistë kanë marrë përgjigjet negative të testeve të shpejta, pa qenë të licencuar nga autoritetet, në kundërshtim me ligjin.

 

Reklamë

Laboratori ku ata kryenin testet është në lagjen 4 në Durrës, ndërkohë që të arrestuarit operonin në treg duke shfrytëzuar situatën e  pandemisë dhe kërkesat e shumta të shtetasve që udhëtojnë jashtë vendit gjatë sezonit të verës.

 

Mbi 5 të arrestuarit rëndojnë akuzat “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Moskallëzim krimi”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë