Nga kontrollet me dronë, kamera dhe aparate fotografike, përgjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 16 drejtues mjetesh, ndërsa janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 166 km/h në aksin Fier-Vlorë) dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit (deri në 0.70 m/l).

 

Ndërkohë, janë ndëshkuar me gjobë 1824 shoferë.

 

“Nisur nga ngarkesa e shtuar e trafikut gjatë sezonit, kryesisht në akset rrugore interurbane dhe urbane, me destinacion zonat bregdetare të vendit, Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *