Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 49 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

 

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi R. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte autorizim për lëvizje, por ishte duke drejtuar në gjendje të dehur.

 

Në të gjithë vendin, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 154 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

 

Gjithashtu, është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 1 shtetas, pasi nuk ka zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

 

Në të gjithë vendin janë konstatuar 4 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *