E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestime, gjoba dhe bllokim mjetesh/ Policia ndëshkon të “pabindurit”

Në të gjithë vendin, 20 drejtues automjetesh janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi E. D., 33 vjeç, banues në Elbasan, i cili u konstatua duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, në masën 0.70 mg/l.

 

Reklamë

Ndërkohë, 111 shtetas që u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë, janë gjobitur me 10 mijë lekë.

 

Po ashtu, është marrë marrë masa administrative ndaj administratorëve të 9 njësive tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë