9 tifozë janë proceduar nga policia për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani.

 

Një person u arrestua, 6 u proceduan në gjendje të lirë dhe 2 të  tjerë janë shpallur në kërkim.

Shtetasi me iniciale E. B., 29 vjeç, banues në Tirannë u kap në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ai ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:

– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;
– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;
– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;
– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit.

Prag ndeshja Tirana-Partizani u karakterizua nga nje ngjarje skandaloze teksa tifozet e dy ekipeve u futen ne fushe dhe u perleshen 1 ore para se te niste takimi.

shume tifoze mbeten te lenduar ndersa situata u qetesua vetem pas disa minitash kaosi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *