Subscribe

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Seanca pritet të mbahet më 26 dhjetor, në orën 10:00.

Kërkesa është dorëzuar një ditë pasi Parlamenti votoi për heqjen e imunitetit të Berishës me 75 vota pro.

Lexo edhe :

Related Posts

Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

SPAK reagoi zyrtarisht në lidhje me kërkesën.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal“, bën me dije SPAK.

Vetë Berisha e ka quajtur procesin hakmarrje politike ndaj tij dhe ka thënë se opozita do të përgjigjet me mosbindje civile.

Kujtojmë se ndaj Berishës ishte caktuar fillimisht detyrimi i paraqitjes në gjykatë dy herë në muaj, si edhe i ishte ndaluar të udhëtojë jashtë territorit shqiptar.

Berisha nuk ishte paraqitur në gjykatë dhe për këtë arsye SPAK kërkoi ndryshim të masës së sigurisë.

Sipas SPAK Berisha kishte kryer veprime konkrete, si kryeministër, me miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore- kompleksi sportiv Partizani.

/vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *