Subscribe

Me lot në sy Tom Bitraj babai i vrasësit të 22-vjecarit Marvi Mihali u shpreh se situata është shumë e rëndë,  ndërsa i kërkoi falje familjes së të riut, i cili u qëllua për vdekje me thikë për një celular.

 

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për katër të rinjtë Dejvi e Eugen Bitraj, por dhe per vëllezërit Kridens e Marsel Alla.

 

Konflikti në rrugën “Gin Bue Shpata” fare pranë stadiumit Dinamo nisi për shkak të mosmarrëveshjeve për blerjen e një celulari nga viktima. Mihali pretendonte se kishte blerë nga autorët një celular i cili nuk punonte dhe kërkonte t’i ktheheshin paratë. Kjo ka mjaftuar që njëri prej tyre Dejvi Bitraj të thërrasë në ndihmë djalin e xhaxhait Eugen Bitraj dhe dy miqtë e tij Kridens e Marsel Alla.

 

Të rinjtë kanë nisur fillimisht te godasin me grusht në njërën prej rrugicave të zonës Marvi Mihalin. Me pas Eugen Bitraj e ka goditur me thikë. Edhe pse 22 vjecari u dërgua në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

 

Menjëherë pas ngjarjes brenda pak orëve policia arriti të arrestojë 4 personat e përfshirë në vrasje. Autori i krimit i tha policisë se thikën e kishte hedhur në Lanë, por nga kërkimet e policisë arma e krimit nuk u arrit të gjendej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *