E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Arrest me burg për vrasësin monstër Jorgo Zani

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ per 30-vjeçarin Jorgo Zani, i cili vrau të afërmin e tij të mitur në Palasë të Vlorës. I braktisur dhe nga familjarët, Zani nuk tha asgjë gjatë masës së sigurisë, e cila zgjati vetëm pak minuta. Gjatë paraburgimit në Burgun e Vlorës, monstra i Palasës do të mbahet i izoluar deri në përfundimin e plotë të hetimeve për ngjarjen e rëndë. Dy ditë më parë, Zani vrau e më pas i preu kokën kushëririt te tij 12-vjeçar. I riu i skeduar me çrregullime të forta mendore, ishte kuruar për disa muaj në spitalin psikiatrik të Vlorës, por edhe në Greqi.

Më shumë video

Reklamë