Subscribe

Arrest me Burg është masa e sigurisë per mësuesin e matematikes, Hasan Martini, i cili akuzohet se ka kryer veprime te turpshme ndaj nxënëses se tij 14-vjeçare.

 

Ai i ka mohuar akuzat ne sallën e gjyqit duke thëne se ka mbajtur qëndrim korrekt ne raport me vajzën.

 

“Nuk e kam prekur asnjëherë vajzën gjate orës se mësimit, apo edhe gjate kohës qe ajo ka qene ne ambientet e shkollës”,  është shprehur mësuesi. 64 vjecari ka pranuar se ka komunikuar me vajzën ne rrjetin social “facebook”, por mohon qe te ketë qene ne dijeni se po fliste me te miturën dhe ka thene se kujtonte se behej fjale per nje tjetër person.

 

Mësuesi u prangos nga policia 2 dite me pare, pasi e ëma e te miturës beri denoncimin, duke pretenduar per veprime te turpshme ndaj vajzës se saj.

 

Policia ka siguruar ndërkaq dëshminë e 14-vjeçares. Ajo ka rrëfyer se prej kohësh abuzohej nga mësuesi i saj kujdestar, sidomos gjate orarit te pushimit. E mitura ka ruajtur të gjitha bisedat e saj në facebook, per te cilat ka vene ne dijeni prindërit dhe policinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *