Subscribe

Me fytyrë të mbuluar ka mbërritur në gjykatë, Ilir Memushaj, personi i dyshuar për atentatin e 8 janarit ne rrugën Fier-Lushnje. Mungesa e një argumenti, se përse ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes ku mbeti i vrarë Granit Kasa dhe u plagosen dy të tjerë ka bërë që Gjykata e Fierit të japë masën e sigurisë arrest me burg për Memushajn. Gjatë seancës se zhvilluar me dyer të mbyllura, Memushaj nuk e ka pranuar autorësinë dhe as përfshirjen në ngjarje, madje pohon se nuk e ka njohur kurrë viktimën dhe të plagosurit. Prokuroria i kërkoi Gjykatës arrest me burg me bindjen se Memushaj është i përfshirë në organizimin dhe kryerjen e atentatit ndaj viktimës Granit Kasa dhe kunatit të tij Klement Kastrati.
Prokuroria ende nuk ka të dhëna për automatikun e gjetur në vendngjarje, sepse nuk ka mjaftueshëm shenja gishtërinjsh për zbulimin e autorëve. Në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja pistolete, duke bërë të besueshëm dyshimin se ka patur shkëmbim zjarri mes viktimave dhe autorëve. Ndërkohë të mbijetuarit pranojnë se nuk kanë gjuajtur dhe se nuk i njohin atentatorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *