20-vjeçari Andrea Mamollari që aksidenti për vdekje nënën e dy fëmijëve shpërtheu në lot para trupit gjykues, i cili caktoi masën e arrestit me burg. Edhe pse tha se ishte penduar dhe se nuk e bëri me dashje, kjo nuk e shpëtoi nga hekurat e qelisë. Dy ditë më parë Memollari shtypi për vdekje Dhurata Dokun, e cila kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin sëbashku me dy fëmijët e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Asim Vokshi” fare pranë Arkivit të Shtetit, ndërsa i riu nuk ndaloi t’i jepte ndihmën e parë 45-vjeçares, por u largua nga vendngjarja. Andrea Memollari u arrestua 1 orë pas aksidentit, ndërsa sipas policisë ai është me precedentë penalë në qarkullimin rrugor, pasi një vit më parë u arrestua nga policia për tejkalim shpejtësie.
