E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arreaza apel për dialog mes Trump dhe Maduro

Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza ka bërë thirrje për dialog mes Presidentit Nikolas Maduro dhe Presidentit amerikan Donald Trump për situatën në vendin e Amerikës Jugore.

 

Reklamë

Ministri këto komente i ka bërë disa ditë pasi Nënpresidenti amerikan Mike Pence ritheksoi mbështetjen amerikane për udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të cilin Uashingtoni e njeh si udhëheqës të përkohshëm të Venezuelës.

 

Gjithashtu Arreaza bëri thirrje për bisedime mes dy udhëheqësve amerikan dhe venezuelian gjatë një fjalimi në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, që u bojkotua nga dhjetra përfaqësues të vendeve të Amerikës Jugore dhe atyre evropiane.

 

“Ne përsëri po bëjmë thirrje për dialog me Shtetet e Bashkuara, për një dialog mes Presidentit Maduro dhe Presidentit Trump, ku ata mund të shpjegojnë dallimet e tyre. Ne gjithashtu bëjmë thirrje për dialog mes të gjithë grave dhe burrave në Venezuelë”.

 

Shtetet e Bashkuara ishin vendi i parë që shprehu mbështetjen për udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, i cili në janar e shpalli veten “President të përkohshëm” të Venezuelës.

 

Maduro dhe Guaido po luftojnë me njëri-tjetrin për kontrollin e Venezuelës, një vend i varfër ekonomikisht. Maduro ka refuzuar të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare nga Shtetet e Bashkuara në Venezuelë, duke thënë se ato do t’i paraprinin një pushtimi amerikan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë