E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Bota

Arratisje përmes plumbave, publikohet video e ushtarit koreanoverior

Komanda e Kombeve të Bashkuara në Korenë e Jugut, ka publikuar imazhet e dezertimit të një ushtari koreano-verior, i cili u qëllua me armë nga shokët e tij, teksa po përpiqej të kalonte kufirin.

 

Pamjet kane tërhequr vëmendje mbare botërore, pasi tregojnë se si ushtari arriti të kalojë kufirin.

 

Reklamë

Sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, drejt ushtarit u qëllua të paktën 40 herë dhe ai mori pese plage ne trup. Ushtari u gjet poshtë nje grumbulli gjethesh dhe tani është në gjendje të rëndë për jetën.

 

Më shumë se 1 mijë njerëz përpiqen të kalojnë kufirin çdo vit përmes Zonës së Demilitarizuar mes dy shteteve, që është një nga vendet më të mbrojtura në të gjithë botën.

 

Dy Koretë, teknikisht janë ende në luftë, edhe pse konflikti mes tyre përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo traktat formal paqeje, në vitin 1953.

Vazhdo të lexosh

Reklamë