Pas arratisjes  së ish-kyeministrit maqedonas Nikolla Gruevski për azil në Budapest, ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar notë proteste Hungarisë.

 

Nota e protestës i është dorëzuar ambasadorit hungarez në Shkup Laslo Duks nga sekretari shtetëror në MPJ Viktor Dimovski.

 

Në fjalën e tij Dimovski është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedhë poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit.

 

Ish kryeministri maqedonas është dënuar në vendin e tij me 2 vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *