Këtë të shtunë, në Gjykatën e Durrësit është zhvilluar seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë për 8 personat e arrestuar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit nga IEVP Durrës.
Të arrestuarit janë 6 efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut, si dhe kryeinfermieri i institucionit. Seanca u drejtua nga gjyqtari Xhevdet Lika, ndërsa prokuror i çështjes ishte Edmond Koloshi.
Lexo edhe :
Related Posts
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata vendosi masa të ndryshme sigurie për të arrestuarit:
Arrest me burg u caktua për:
Dezdemon Pazaja
Sali Ferrollari
Fatjon Baçi
Arrest në shtëpi u caktua për:
Aulon Çuku
Violeta Uka
Detyrim për t’u paraqitur u caktua për:
Aranit Çela
Preng Marvataj
Dorjan Saraci
/vizionplus.tv






