E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit, “arrest shtëpie” për mjeken

Vizion Plus mëson se Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Ndërkohë është arrestuar edhe mjekja Ylvete Sema 65 vjeçe, por ndaj saj Gjykata ka vendosur arrest shtëpie.

Reklamë

Dy ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës. Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë më herët në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë