Subscribe

Skuadrat shqiptare startojnë sot sezonin e ri te Europes duke nisur me kampionin e Shqipërisë, Partizanin.

Te kuqte e kryeqytetit do te zbresin te paret ne fushe ne përpjekje për te mare një rezultat sa me pozitiv.

Ne Selman Stermasi skuadra e trajnerit te ri Lerda do te përballet ne orën 17:30 kundër azerëve te Qarabag, ndeshje e vlefshme për raundin e pare kualifikues te Uefa Champions League.

Një përballje shume e forte përballë një skuadre me mjaft kualitete por edhe me mjaft eksperience ne turne te tille.

Një trajner i ri, 8 përforcime nga te cilët dy do te jene ne fushe dhe një faze përgatitore do te tregojnë se është e afte skuadra kampione te përballet me Europen këtë sezon.

Italiani Lerda pritet te rreshtoje ne fushe një skuadër me skemën 4-3 -3 me kapitenin Hoxha ne porte.

Ne mbrojtje do te jene Ibrahimi, Bitri, Belica dhe Hakaj me Trashin ne pankinë.

Ne mesfushe do te rreshtohen Mala, Telushi dhe Melo me brazilianin qe debuton me fanellën e kuqe ndërsa ne sulm Asani, Cinari dhe Mensah.

Edhe pse përballe ka një skuadër kampione prej 6 sezonesh me lojtare cilësorë, spanjolle dhe braziliani, ne konferencën e fundit për shtyp tekniku Lerda u shpreh se beson te kjo skuadër forca e grupit dhe te një paraqitje pozitive e skuadrës se tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *