Subscribe

Rafineria e “ARMO”-s i është dhënë në përdorim firmës “Ionian Refining” dhe “Trading Co”. Lajmi bëhet i ditur nga kompania “Bankers Petrolium”, e cila ka njoftuar se 65% të naftës që nxjerr nga nëntoka shqiptare do ta japë për përpunim në rafinerinë e Ballshit dhe të Fierit. Çmimi i shitjes së naftës do të jetë ai që “Bankers” shet në eksport, minus kostot e transportit.

“Bankers Petroleum Ltd” ka kënaqësinë të deklarojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me “Ionian Refining” dhe “Trading Co”.

E penalizuar dhe në disa procese gjyqësore për mos marrjen e pagesave për naftën që i ka dhënë në vite rafinerisë “ARMO”, “Bankers” është siguruar që të marrë garanci për pagesat e naftës. Në vitin 2012-të “Bankers” pretendonte 30 milion dollarë detyrime që rafineria vendase kishte ndaj saj.

Kompania do të marrë garanci pagese në advancë për ngarkesat e naftës bruto. Në përputhje me marrëveshjen, ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 Dhjetor 2017.

Por asnjë nga institucionet shtetërore, si ministria e ekonomisë që ka në pronësi 15% të aseteve të “ARMO”-s dhe ajo e energjikes, nuk kanë dhënë asnjë informacion për marrëveshjen e dhënies në përdorim të dy uzinave të naftës, në një kohë që numri i çështjeve për të vendosur sekuestro mbi armon, si nga bankat edhe nga palët e treta është i panumërt.
Një muaj më parë edhe Drejtoria e Doganave kërkoi bllokimin e “Armo”-s për të vjelë borxhin që kjo rafineri nuk ka derdhur në formën e taksave. Në fund të 2013-ës, detyrimet fiskale ndaj shtetit shqiptar të rafinerisë arritën në 70 milion dollarë, ndërsa 40 milion të tjera janë kredi e pashlyer në dy nga bankat që operojnë në Shqipëri.
“IRTC SH.A” që ka marrë së fundi te drejtat e shfrytëzimit te “ARMO”-s rezulton një kompani e regjistruar në ishujt Virgin, të njohur si “parajsa fiskale”. Por ky ndryshim nuk është reflektuar në ekstraktin e kompanisë në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *