Forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Koresë  së Jugut dhe Japonisë, kanë nisur sot një stërvitje 2 ditore në brigjet e Koresë së Jugut dhe Japonisë, me qëllim përgatitjen e trupave kundër një sulmi të mundshëm bërthamor nga ana e Koresë së Veriut.

 

Stërvitja ushtarake vjen në një kohë tensionet meas SHBA-së e aleatëve të saj me Phenianin, rreth testeve bërthamore janë rritur.

 

Një ditë më parë, pasi kreu i CIA-s Mike Pompeo paralajmëroi se Koreja e Veriut është vetëm disa muaj larg perfeksionimit të armëve bërthamore, në gjendje për të sulmuar territorin amerikan. SHBA-të aktivizuan flotën B-52 me armë nukleare, e cila do të qëndrojë në gatishmëri. Përpos bombardueseve parashikohet edhe mobilizimi i mjeteve të tjera për inteligjencën dhe komandën e avancuar për të operuar në rast konflikti bërthamor.

 

Koreja e Veriut kreu testin e saj të gjashtë bërthamor më 3 shtator, duke detyruar Këshillin e Sigurimit të OKB-së të vendosë sanksione të reja, të cilat edhe pse nuk e ndalën Phenianin të testojë një seri raketash të tjera.

 

Por dyshimet se vendi komunist do të testojë një tjetër raketë balistike, janë rritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *