E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

Armët e pakthyera të zyrtarëve

Rasti i Gent Strazimirit ka zbuluar 182 zyrtarë, deputete, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, përmbarues e ish-kryetarë komunash, të cilët ende nuk kanë dorëzuar armët. Burime pranë Policisë së Shtetit thanë për Vizion Plus se për të gjitha këto raste janë njoftuar zyrtarisht me shkrim, personat të cilët janë pajisur me armë sipas ligjit të vjetër, tashme i fuqizuar. Nga 350 zyrtarë, të cilët kanë qenë të pajisur me armë zjarri, janë dorëzuar 168 dhe kanë mbetur pa grumbulluar182 pistoleta. Mes tyre Vizion Plus ka mundur të sigurojë këtë listë me emrat e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët ende nuk kanë bërë dorëzimet. Kategoria e mësipërme klasifikohet nga Policia e Shtetit dhe si më problematikja në dorëzimin e armëve, megjithëse ka nisur procesi i grumbullimit.

 

Më shumë video

Reklamë