Armëpushimi i arritur mes palëve ne Siri po rrezikohet dhe i dërguari i OKB ne kete vend, Staffan de Mistura u ka bere apel SHBA dhe Rusise ta shpëtojnë ate. Vetem gjate ditëve te fundit nga sulmet e forcave te sigurisë ndaj nje spitali dhe nje zone te banuar ne Alepo jane shënuar 20 viktima ne radhët e civileve, mes te cileve edhe femije. Apeli erdhi pas raportimit ne Këshillin e Sigurimit. Trupat qeveritare te mbështetura nga forcat ajrore ruse po zhvillojnë nje ofensive te madhe kryesisht ne Alepo, por as rebelet nuk i kane ndalur sulmet. Përshkallëzimi i situatës kërcënon te prishe bisedimet per paqen qe rinisen muajin e kaluar. Sipas ndërmjetësit te Kombeve te Bashkuara, përgjatë 48 oreve te fundit mesatarisht është vrare nje sirian çdo 25 minuta dhe nje tjeter eshte plagosur çdo 13 minuta.
Armëpushimi në Siri në rrezik





