Kryeministri Edi Rama I cili mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris që kishte në fokus mbledhjen e donacioneve për Gazën, mbështeti fort apelin e bërë nga Presidenti francez Macron për armëpushim urgjent në Lindjen e Mesme.
Përmes një postimi në platformen X, kreu I qeverise shqiptare shkruan se agjentet e kaosit që angazhohen për të shkaktuar konflikte dhe kaos kudo, përfshirë edhe Ballkanin Perendimore, duhet të ndalen dhe të mposhten.
Në Forumin e Paqes në Paris, pata mundësinë të takoj udhëheqës të ndryshëm dhe zyrtarë të lartë. Në Gaza, ne të gjithë biem dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që ajo shkakton duhet të marrin fund.Si një anëtar i përkushtuar i NATO-s, ne shohim një model shqetësues, një angazhim të keq për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten.Fatkeqësisht, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit.
Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit Macron të Francës, i cili, të shtunën, më 10 nëntor, bëri thirrje me forcë për një armëpushim të menjëhershëm. Jam dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se një armëpushim do të përfitonte gjithashtu edhe Izraelin.
Si një vend paqësor dhe shumë-fetar me një rini të gjallë, një fund i menjëhershëm i vuajtjeve civile të popullit palestinez dhe izraelit dhe një paqe e qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për këtë.