E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Armëpushim disa orësh në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një armëpushim 5 orësh në zonën e Ghoutës Lindore, në Siri. Marrëveshja do të përfshijë krijimin e një korridori humanitar për të lejuar largimin e civilëve. Zona pranë Damaskut, ku janë të bllokuar mbi 400 mijë civilë, është vënë në shënjestër të bombardimeve të ashpra të forcave siriane që mbështeten nga Rusia. Sipas grupeve monitoruese, 550 vetë, ndër të cilët shumë fëmijë, janë vrarë në vetëm 8 ditë.

 

Ministri i Mbrojtjes në Rusi ishte ai që dha njoftimin për atë që e quajti “pauzë humanitare” disa oreshe. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kërkoi në mënyrë unanime një armëpushim 30-ditor ditën e shtunë. Përmes një rezolute, u kërkua që të gjitha palët të lejonin pa asnjë vonesë hyrjen e ndihmave dhe evakuimet. Rusia është akuzuar për shtyrjen e votimit në OKB për disa ditë me radhë, duke kërkuar ndryshime në projektrezolutë.

 

Rezoluta përfshin të gjithë Sirinë edhe pse synimi kryesor është të ndalë sulmet në Gotën Lindore. Gjithashtu, rebelëve në rajon u kërkohet të ndalin hedhjen e predhave në Damaskun e kontrolluar nga qeveria. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian shprehën të hënën shqetësim rreth situatës në Siri. Shefja e Politikës së Jashtme Federica Mogherini u bëri thirrje tre garantuesve të procesit të paqes në Siri, Rusisë, Iranit dhe Turqisë, që të mundësojnë ctensionimin e situatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë