Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për të dytën ditë radhazi për hapjen e korridoreve humanitare që do të mundësojë largimin e sigurt të qytetarëve. Sipas informacioneve nga të dyja palët, armëpushimi do të zgjasë 12 orë, ndërsa luftimet do të ndalojnë në qytetet kryesore, duke përfshirë Chernihiv, Sumi, Kharkiv dhe Mariupol.

 

Evakuimi i një dite më parë është konsideruar i suksesshëm në Sumi, ku të paktën 5 mijë civilë, duke përfshirë 1,700 studentë të huaj arritën të largohen nga qyteti.

 

Ndërsa armëpushimi në Mariupol, sipas zyrtarëve ukrainas, ka dështuar. Ministria e Jashtme në Kiev deklaroi se civilët në Mariupol po mbahen “peng”, pasi bombardimet nuk u ndalën. Por një pretendim i tillë është mohuar nga Moska.

 

Ndërkohë, sulmet ajrore kanë vijuar gjatë natës. Forcat ruse kanë sulmuar dy qytete, duke shkaktuar të paktën 32 viktima mes tyre edhe 3 fëmijë.

 

Ajo që mbetet e shqetësueshme është situata në centralit bërthamor në Zaporizhija, ku kontrollin e plot e kanë tashmë forcat ruse.

 

Ministri i Energjisë së Ukrainës akuzoi Moskën për torturimin e personelit të uzinës, duke thënë se punonjësit po mbaheshin peng. Por Kremlini i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pretenduar se ata vijojnë punën e tyre të pashqetësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *