Policia e Beratit ka arrestuar tre persona të dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

 

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29  vjeç, të dy banues në Berat.

 

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e shtetasit A. Gj., u gjetën dy armë zjarri automatike dhe 860 fishekë luftarak. Ai ishte shpallur edhe në kërkim policor, pasi kishte goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin L. Z., 33 vjeç, banues në Berat, jashtë rrezikut për jetën.

 

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasit R. A., 23 vjeç, i dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe është proceduar penalisht shtetasi E. K., 17 vjeç, i dënuar më herët për vjedhje.

 

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. S., të cilat janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Po këta dy persona janë edhe autorët e vjedhjes së 10.000 lekëve të reja, të cilat i kanë vjedhur në fugonin në pronësi të shtetasit E. A., në lagjen ‘’30 Vjetori’’, Berat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *