E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Armë, tritol dhe granata, kapet kuksiani në Durrës (Emri)

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi iu gjetën gjatë kontrollit fizik 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore, të cilat do t’i shiste kundrejt fitimit. Në pranga u vendos Nazif Kolgjini.

 

Kontrollet kanë vijuar edhe në banesën e 47-vjeçarit në Kukës, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

 

Reklamë

Ai ka qenë i dënuar më parë edhe për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë